Çelsi ‘flet’ ende rusisht? Ribovlev shet Monakon, mund të blejë londinezët

Nga një rus te një tjetër; kjo është ideja e shfaqur për të ardhmen e Çelsit në orët e fundit pas publikimit të lajmit për shitjen e klubit londinez nga ana e Roman Abramovic. Ajo që po përflitet në lidhje me këtë cështje është se pronësinë e Bluve të Londrës mund ta marrë biznesmeni Ribovlev i cili rezulton se e dëshiron blerjen e një klubi të Premier Leagues.

Sipas asaj që publikohet në median franceze, Ribovlev ka vendosur të nxjerrë në shitje klubin e Monakos, një lëvizje kjo që nuk është dicka e re pasi në të kaluarën emri i tij u lidh dhe me atë të Milanit.

Çelsi duket si një opsion për të përmbushur ambicien e Ribovlev, por problemi qëndron te Abramovic që kërkon mbi 3 miliardë Euro. Megjithatë kjo mundësi nuk është e gjitha për t’u hedhur poshtë pasi si dy rusë të mirë që janë Abramovic dhe ribovlev mund të gjejnë një akord për këtë cështje ndoshta përballë një darke me kavjar dhe vodka.

Dimitri Ribovlev i ka paratë dhe sipas ‘Forbes’ ai ka një pasuri prej rreth 7 miliardë Eurosh, por a është ai i gatshëm që gjysmën e kësaj pasurie ta imnvestojë menjëherë për blerjen e Çelsit? në këtë pikë del në dritë hipoteza e shitjes se Monakos dhe ajo që mbetet për t’u kuptuar është mënyra sesi do të kryhet ky transaksion. Sipas ‘Le10sport’, për klubin nga principata kanë shfaqur interesin e tyre investitorë amerikanë dhe sheikë arabë. Sesi do të zhvillohen ngjarjet këtë do ta shohim, për momentin ajo që konceptohet është se të Celsi një rus ikën dhe një rus tjetër po vjen.

sfidanti.al