Ç’bën kështu Solskjer, asnjë fitore jashtë që nga firma në kontratë

Që ai ishte një trajner riosh, kjo dihej nga të gjithë, por fillimi i mirë në “Old Traford” krijoi entuziazëm. Gjithsesi, kaluan muajt e tani po mbushet viti, dhe bilanci nuk del shumë pozitiv për Ole Gunar Solskjerin. Legjenda norvegjeze, që triumfoi si lojtar, po gjen vështirësi për ta bërë këtë si trajner, dhe Mançester Junajtidi i tij nuk ka fituar asnjë ndeshje jashtë fushe, që kur klubi i dha kontratën si trajner i konfirmuar.

Ekipi i tij ka bërë, po ashtu, nisjen më të keqe të sezonit në 27 vjet, me vetëm 5 pikë në 4 ndeshje. Në 1992-1993, Sër Aleks Fergusoni fitoi vetëm 4 pikë, por më pas doli kampion. Problemi i madh i Junajtidit është mbrojtja që pëson shumë gola, por edhe sulmi që shënon pak, si dhe Pol Pogba që dëshironte të largohej, por nuk mundi. Solskjer beson tek projekti afatgjatë, por sot trajnerët jetojnë mbi bazë javore, jo si në kohën e Fergusonit.

Sfidanti.al