Boll më me portierë të këqinj: Liverpuli ka gjetur një gardian të shkëlqyer

Mbas performancës së tmerrshme të portierit të “të kuqve”, Karius, në finalen e Champions-it kundër Realit të Madridit (3-1), duket se Liverpuli ka gjetur një portier solid. Finalja në fjalë tregoi se Liverpuli ka nevojë urgjente për një portier të ri dhe pritet që trajneri Jyrgen Klop të angazhojë Alison Bekerin që, gjatë sezoneve të kaluar, ka treguar një formë mjaft të mirë në portën e Romës.

Media angleze shkruan se Klopi nuk do asnjë portier tjetër, veç brazilianit të Romës dhe se ai është gati të paguajë për të 60 milionë euro ose edhe më shumë.

Sipas medias, nëse Liverpuli nuk do të arrijë që të sigurojë shërbimet e Alisonit, atëherë, alternativë tjetër është portieri i ri aktual i Milanit, Xhanluixhi Donaruma.

Sfidanti.al