Boateng voton Çelsin kampion, më kujton Junajtidin e Fergusonit

Çelsi, pas fitores së fundit, 1-0, ndaj Midëllsborout, doli në krye të klasifikimit të Premier Ligës angleze. Ekipi i Antonio Kontes, sikurse dihet, e siguroi fitoren me një gol të Diego Kostës. Ish-ylli i Premier Ligës, Xhorxh Boateng thotë me këtë rast, se Çelsi i tanishëm i kujton atij ekipin kampion të Aleks Fergusonit,  Mançester Junajtidin.

“Pashë një ndeshje kampionësh, të zhvilluar nga Çelsi që e kontrolloi lojën dhe, menjëherë, m’u kujtua loja dominuese e Junaitid, kur kjo skuadër ishte kampione në Angli, nën drejtimin e Fergusonit. “Djajtë e kuq” fitonin gjithnjë, madje me rezultatin 1-0, pas pauzës së ndeshjeve të përfaqësueses së Anglisë, dhe kjo gjë është e rëndësishme”, thotë ish-lojtari i Koventrit, Aston Vilës, Midëllsborout dhe Hallit.