Bilanci i Tottenham, parashikimi: 250 milionë Dollarë humbje

Me periudhën e pandemisë dhe rifillimin e kampionateve pas saj me dyer të mbyllura, klubet nisin bëjnë parashikimet e tyre përsa i përket gjendjes financiare. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Tottenham që ka bërë të ditur se pret  të regjistrojë humbje prej 250 milionë Dollarë pikërisht për shkak të mungesës së tifozëve në stadium dhe moszhvillimit të 2 ndeshjeve të National Football League për këtë vit në stadiumun e ri.

Impianti i ri i Tottenhamit është përuruar vitin e kaluar dhe ka një kapacitet me mbi 60 mijë vende dhe nuk është e qartë se kur do të kthehen spektatorët në stadium për të ndjekur eventet. Presidenti i Hotspur, Daniel Levy tha se është e domosdoshme që të gjithë të punojnë bashkë për të gjetur një mënyrë të sigurt për të kthyer njerëzit në zonat sportive dhe të argëtimit.

Sfidanti.al