“Beteja e Kohës”, cili trajner në Premier mban orën më të shtrenjtë?!

Nuk është diçka kryesore dhe mund të blihet me një fraksion fare të vogël të rrogës që marrin. Gjithsesi, ora që mban trajneri në dorë tregon diçka për personalitetin e tij. Tabloidi britanik, “Deili Meil” ka ndërtuar këtë renditje speciale, padyshim së pari për t’u marrë me diçka të veçantë. Hulumtimi ka zbuluar disa gjëra që edhe mund të ishin menduar. Trajneri që mban orën më të shtrenjtë në Premier Ligë nuk është ai I skuadrës më të fortë, përkundrazi. Ai quhet Shon Dajç (Shaun Dyche), është në stolin e Bërnlit, dhe ka një sahat Patek Filip, me vlerë 45 000 paund stërlina.

Trajneri me orën më të lirë është (apo më mirë ishte) Bob Bredli I Suonsit, me vlerë vetëm 40 paund stërlina. Ora “Ajronmen” ka pasur edhe “të zotë” të tjerë të njohur si ish-presidentin amerikan, Bill Klinton.

Tek trajnerët e tjerë, bie në sy Dejvid Mojes I Sandërlendit me orë 30 000 paund, Zhoze Murinjo të cilit I kushton 25 000 stërlina Hubloti që mban në kyçin e dorës apo Ronald Kuman I Evertonit me sahat prej gati 36 mijë stërlinash (Roleks). Ah, të mos harrojmë “të ndershmin” Sem Allërdajs me orën 27 700 paund gjithashtu Hublot.

Më të thjeshtë Jurgen Klop (4 000), Klaudio Ranieri (4 000), Klod Pyel (7 900), Macarri (4 0000), Biliç (6 000), ndërsa Pep Guardiola është një lloj rekordmeni, pasi një nga trajnerët më të paguar në botë ka një orë që kushton 1 900 stërlina. Fare të thjeshtë, Edi Haui I Bornemuthit dhe Mark Hjuzhs I Stouk Sitit, me sahate “popullorë” prej 400 stërlinash.