Barazim heroik, por Mançester Junajtid mbytet me kritika!

Si ndeshje ishte një reklamë futbolli, në kuptimin që pati shumë gola, lojë të hapur dhe përmbysje. Përfundoi 3-3 Shefild Junajtid-Mançester Junajtid, por ndërsa vendasit mund të thuhet se dolën me kokën lart nga fusha, nuk ishte kështu për “djajtë e kuq”. “Mua më shqetëson më shumë ajo që ata bënë në 70 minuta, sesa ajo që bënë më pas”, – u shpreh ish-lojtari dhe ish-trajneri i Liverpulit, Graem Sunes.  “Në pushim të ndeshjes, nëse do të kisha pasur mundësi, do t’i kisha zëvendësuar të gjithë lojtarët”, – pohoi trajneri Ole Gunar Solskjer.

Xhon Flek dhe Lis Muset i dhanë epërsinë 2-0 vendasve, por Junajtid përmbysi gjithçka në vetëm 7 minuta, pasi realizuan Uilliams (72’), Grinvud (77’) dhe Rashford (79’). Në fund pati dramë me VAR-in, kur shënoi Oliver Mekbërni, dhe goli u shqyrtua nga teknologjia përpara sesa të quhej i rregullt. “Nuk shqetësohem aspak nga rreziku i shkarkimit”, – tha Solskjer pas ndeshjes, ndërsa ka zhurmë që aim und të jetë në radhë pas largimit të Poçetinos. Fakt është që Junajtid mbetet në vendin e 9-të me 17 pikë, 9 pikë larg zonës Champions.

Sfidanti.al