Arsenali kalon “mallkimin e nëntorit”, tani shpreson titullin!

Arsen Venger ka 12 vjet që nuk e fiton titullin kampion në Angli. Një nga arsyet më të forta të dështimit kanë qenë dështimet sidomos në një nga muajt e vitit, në nëntor. Këtë sezon është ndryshe, ndaj edhe shpresat për ta fituar më në fund Premier Ligën, janë të mëdha. Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, është i lumtur që ai ishte pjesë e skuadrës, së bashku me lojtarë të tjerë si edhe ata me origjinë shqiptare Mustafi dhe Xhaka, dhe ndihmoi në kapërcimin e “tersit”. “Ne e kaluam “Arsenovemberin”, – u shpreh kampioni i botës, – jemi të lumtur që ndodhemi në një pozicion të shkëlqyer në garën për titull:”. Arsenali nuk u mund asnjëherë këtë nëntor, dhe ndodhet në vend të dytë, jo larg Çelsit kryesues. Venger shpreson që skuadra e tij e talentuar, dhe tashmë edhe e pjekur, e mbushur me talente si Çeh, Ualkot, Ozil, Xhaka, Mustafi apo Aleksis Sançez, të përsërisë atë që bëri “Skuadra e të Pathyeshmëve” në vitin 2004.