Anulohen çmimet për lojtarët dhe ekipin e vitit, por Liverpuli shkëlqen!

Ceremonia duhej të kishte qenë mbrëmë, dhe futbolli anglez duhej të kishte shpalosur më të mirët e sezonit, veçse sezoni u detyrua të ngrinte duart lart, të paktën përkohësisht. Mediat britanike shkruajnë se Liverpuli dhe lojtarët e tij humbën mundësin (ndoshta për momentin) për të marrë shpërblimin për edicionin e shkëlqyer, veçse nuk mungojnë “ceremonitë” nëpër gazeta, pra se cili duhet të jetë lojtari më i mirë, trajneri më i mirë apo formacioni më i mirë.

Për çmimin e lojtarit të vitit garojnë dy yje të Liverpulit, kapiteni Xhordan Henderson dhe mbrojtësi holandez i qendrës, Virgil Van Dajk. Si trajner i vitit nuk mund të ketë tjetër kandidat përveç Jurgen Klopit, po të të kuqve, ndërsa në ekipin e vitit janë plot 7 lojtarë liverpulas. Futbollistët e Liverpulit në ekipin e sezonit janë: Alison (portier), Aleksandër-Arnold, Van Dajk, Robertson, Henderson, Salah, Mane. Përveç tyre janë edhe mbrojtësi turk Çaglar Sojunxhu i Leisterit, mesfushori Kevin De Brujn i Mançester Sitit, mesfushori Xhek Grelish i Aston Vilës dhe sulmuesi Xhemi Vardi po i Leisterit.

Sfidanti.al