Antonio Konte zbulon sekretin e serisë së fitoreve të Çelsit

Çelsi ka arritur që të fitojë 11 ndeshje radhazi në Premier Ligën angleze, duke i krijuar vetes një epërsi, pak a shumë, të madhe para rivalëve të tij kryesorë dhe, momentalisht, ka shumë shanse që të dalë kampion në këtë sezon. Humbjen e fundit “blutë” e kanë pësuar, më 24 shtator, kur humbën 0-3 ndaj Arsenalit, ndërkohë që, paraprakisht, kishin humbur 1-2, në fushën e vet, nga Liverpuli. Që atëkohë, Konte bëri disa ndryshime që duket se ato kanë dhënë rezultat.

“Zakonisht, kur ne nuk fitojmë, mua nuk më zë gjumi. Pas 11 fitoreve të njëpasnjëshme, në ekipin tonë, mbizotëron një atmosferë pozitive dhe në planifikojmë që të vazhdojmë me këtë stil. Ne jemi mundur me meritë nga Liverpuli dhe Arsenali, por, që atëherë, unë fillova të kërkojë shkaqet për formën tonë të keqe. Ne, bashkë me futbollistët, arritëm deri te një zgjidhje e duhur, duke i ndërruar punët në favorin tonë. Ndërruam taktikën dhe kjo dha rezultat”, deklaron Konte. Sidoqoftë, Çelsin e pret një periudhë e vështirë, deri më 4 shkurt 2017, pasi “blutë” do të luajnë, si vizitorë, me Totenhemin, Lesterin dhe Liverpulin, ndërkohë që i pret edhe një duel i fortë me Arsenalin në fushën e vet.

Sfidanti.al