Aleksis Sançez do të largohet nga Junajtidi, u ofrohet vetë klubeve të tjerë!

Futbollisti kilian, Aleksis Sançez, në fillim të këtij viti erdhi te Mançester Junajtidi si një përforcim i madh, pasi Murinjo e solli atë nga Arsenali dhe klubi i “djajve të kuq” pagoi për të 34 milionë euro, por ai nuk po tregon asgjë në fushë, sikurse pritej. Dhe tani, sipas medias angleze, vetëm mbas një viti te Junajtidi, ai do të largohet nga “Old Traffordi”.
Thuhet se Sançezi i ka kërkuar menaxherit të vet, Fernando Feliçeviç, që ai t’i gjejë atij një klub të ri. Madje thuhet se Sançezi iu ofrua vetë, përmes agjentit të lartpërmendur, PSZH-ja, por kjo e fundit nuk tregoi interesim, kështu që tani përpjekjet e tij janë orientuar drejt Realit të Madridit që ka nevojë për një një sulmues cilësor.
Sidoqoftë, ky ish-lojtar i Barcelonës dhe i Arsenalit, momentalisht, është më i paguari në Premier Ligë dhe pikërisht për këtë arsye klubi i Junajtidit do të jetë gati që të ndahet me të.
Sfidanti.al