Adoleshenti i Aston Vilës pendohet për shkëmbimin e bluzave!

Lui Berri ishte një protagonist në ndeshjen e Kupës ndaj Liverpulit duke shënuar edhe golin e tij të parë me Aston Vilën. Futbollisti 17-vjeçar u përball më së miri me yjet e mëdhenj të të kuqve si Salah, Mane apo Vajndaldum, ndërsa në fund të ndeshjes i kërkoi ndërrimin e bluzës brazilianit Fabinjo. Ky pranoi, por më pas Berri u kritikua nga një prej trajnerëve të Aston Vilës. Ky me siguri e qortoi adoleshentin që fali bluzën e tij të debutimit me ekipin nga Birmingemi, duke e bindur që ta merrte përsëri. Berri atëherë shkoi në tunelin e stadiumit e i kërkoi Fabinjos t’ia kthente fanelën, dhe braziliani pranoi.

Sfidanti.al