A mund të pushtohet futbolli anglez? Ibra tregon me gisht..veten!

Zllatan Ibrahimovic ka thënë se ka pushtuar futbollin anglez për vetëm tre muaj që kur iu bashkua Manchester Unitedit

35 vjeçari ka shkëlqyer në Premierligë që kur u transferua nga Paris Saint Germain si lojtar i lirë. Ai ka shënuar deri më tani 13 gola, vetëm një më pak se Diego Costa, me të cilin po lufton për “Këpucën e Artë” të Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se nuk ka synime individuale, dëshiron vetëm tituj me Manchester Unitedin.

“Jo, nuk jam duke garuar me askënd. Jam duke shikuar për tituj – Premierligën. Ky është synimi im. Çmimet individuale vijnë pas triumfit me ekipe, ato janë bonus i madh për çdo lojtar”, tha Ibrahimovic.

“Nuk kam synime individuale pasi tashmë e kam arritur atë, pas tre muajsh në Angli. Mu deshën tre muaj që ta pushtoj Anglinë”, shtoi më tej Ibrahimovic.

“Nëse arrijmë diçka në mënyrë kolektive, do të vijnë edhe ato individuale. Unë vetëm dua të bëjë më të mirën për ekipin dhe të ndihmoj sa më shumë që mundem”, tha mes tjerash suedezi.