A mund të ndërrohet Reali me Arsenalin? Për Iskon edhe mundet

Pas James Rodriguezit, edhe Isco mund të transferohet në Premierligë gjatë janarit

E ardhmja e Iscos është larg Real Madridit, edhe pse lojtari shumë shpejtë pritet të nënshkruaj kontratë të re me Los Blancos.

Sipas The Sun, ish anëtari i Malagas gjatë janarit mund të transferohet në Arsenal, përcjell Express.

Isco ka qenë objektiv i Arsen Vengerit prej një kohë të gjatë. Kështu, londinezët do të mundohen që gjatë janarit ta sjellin Iscon në Emirates.