Premier League, ndryshime në aplikimin e VAR për pozicionet jashtë loje?

Sistemi I arbitrimit VAR vazhdon të jetë tema kryesore e debatit në planetin futboll. Nuk janë të paktë tifozët. Lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e klubeve që kanë parë sesi ky sistem I ka reduktuar disi gëzimet. Por pavarësisht kësaj është e sigurt që ai do të qëndrojë edhe në futbollin britanik, gjë që u konfirmua nga Presidenti I Premier League, Richard Masters që theksoi se do të punohet për të korrigjuar disa gabime. Por kjo nuk është fraza më interesante e Masters, në fakt Premier League po mendon që të të heqë përdorimin e sistemit VAR në momentet e pozicionit jashtë loje milimetrik

‘Është dicka që mund të përmirësohet gjatë aplikimit-tha presidenti I Premier League-gjithcka varet nga ajo që dëshiron; nëse pozicioni jashtë loje te jetë précis, apo të tolerohet në dicka. Është një sfidë teknike dhe jemi në kontakte të vazhdueshme me IFAB në lidhje me këtë cështje’

Ndërkaq, Bordi Ndërkombëtar I Futbollit që ka për detyrë vendosjen e rregullave, do të mblidhet në 29 shkurt në Belfast ku pritet të diskutohen të dyja këto cështje, sistemi VAR dhe pozicioni jashtë loje.

Sfidanti.al