Premier League, kërcënohet me vdekje arbitri Dean; bën denoncimin dhe kërkon të ndalet

Arbitri Mike Dean ka kërkuar që të mos zbresë në fushë për të gjykuar në ndeshjet e radhës pasi ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale. Të shtunën e kaluar, Dean gjykoi sfidën mes Fulham dhe West Ham dhe vendimi që shkaktoi këtë inat të madh sa u kalua në kërcënime, ishte ndëshkimi me karton të kuq i Soucek në minutat shtesë.

Mesfushori i West Ham u ndëshkua për një goditje me brryl të dhënë ndaj Mitrovic, një episode ky kontrovers, pasi as VAR nuk arriti dot të dëshifrojë nëse bëhej fjalë për një gjest të vullnetshëm apo të rastësishëm duke ia besuar Dean detyrën për të thënë fjalën e fundit pasi ky i fundit e pa episodin në monitor.

Arbitri pasi e pa disa herë momentin në ekran në anën e fushës, i tregoi kartonin e kuq Soucek. West Ham bëri të ditur se do të apelojë këtë dënikm dhe do të kërkojë anulimin e kartonit të kuq e të evitojë skualifikimin me 3 ndeshje të futbollistit duke përdorur tezën e goditjes së pavullnetshme të futbollistit.

Sfidanti.al