Premier League, goli fantazmë, Bournemouth vlerëson një padi për Hawk-Eye

Drejtuesit e Bournemouth do të mblidhen këtë fundjavë për të diskutuar mundësinë për të bërë një kërkesë për dëmshpërblim për shkak të Hawk-Eye, kompania që furnizon Premier League me goal line technology. Bournemouth që ra  ë Championship pas 5 sezonesh paguan shumë shtrenjtë mungesën e akordimit të një goli të Sheffield United nga Aston Villa edhe pse topi e kishte kaluar vijën e portës, kjo për shkak të mungesës së funksionimit të sistemit të zbulimit. Sfida u mbyll 0-0 dhe Aston Villa pa këtë pikë do të kishte rënë për diferencë golash, ndërsa Bournemouth do të kishte shpëtuar

Sipas klubit anglez, kjo gafë kontribuoi në qëndrimin e Aston Villas në Premier League dhe rënien e Bournemouthit. Pas ndeshjes vetë Hawk-Eye kërkoi ndjesë në një komunikatë teksa theksoi se të 7 kamerat rreth zonës së portës ishin mbuluar nga portieri, mbrojtësi dhe autori i golit.

Sfidanti.al