Premier League, dëgjoni Agueron: Rifillimi? Shumë lojtarë kanë frikë

Ndërsa Premier League përgatitet për të vendosur një linjë për rifillimin e stërvitjeve, Sergio Aguero pranon se është I shqetësuar nga situata dhe lëshon alarmin

‘Pjesa më e madhe e futbollistëve kanë frikë të kthehen të luajnë, kanë fëmijë dhe familje-tha Aguero në një intervistë për ‘El Chiringuito’-nëse dikush do të sëmuret, do të themi: cfarë po ndodh këtu? Jam i mbyllur në shtëpi me të dashurën time. Ka persona që janë me coronavirus dhe nuk kanë simptoma, por mund ta përhapin. Unë vetë mund të jem I prekur dhe as nuk e di. Kur t’i kthehemi punës, lojtarët do të jenë nervozë dhe super të kujdesshëm. Shpresa është që të gjendet sa më shpejt një vaksinë dhe që e gjithë kjo të mbarojë’.

Sfidanti.al