Prapaskena në Milan-Juve: Szczesny provokon… Rebic përgjigjet

Milan-Juventus pjesa e parë, ajo ku bardhezinjtë dominojnë San Siron, janë në avantazhin e 2 golave dhe e menduan ndeshjen të fituar. Në fund të një aksioni të Milanit, portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, i bezdisur nga dicka, iu drejtua Rebic me fjalë aspak të sjellshme. ‘Po humbet 2-0 dhe bën fenomenin-mësohet të ishte fraza e shprehur nga portieri i Juventusit. Sigurisht nuk ishte aspak një deklaratë skandaloze dhe që mund të dëgjohet në cfarëdolloj ndeshjeje.

Por problemi është te pjesa e dytë, rezultati shkoi nga 0-2 në 4-2 për Milanin dhe ai që firmosi golin që vulosi këtë rezultat ishte pikërisht Ante Rebic që festoi duke vendosur duart te veshët me hakmarrjen e marrë.

Sfidanti.al