Portugalia, kombëtarja heq dorë nga 50% e bonusit për të ndihmuar diletantët

Përfaqësuesja portugeze zbret në fushë për të ndihmuar lëvizjen futbollistike të diletantëve. Ashtu sic theksohet në një komunikatë të Federatës Portugeze, Cristiano Ronaldo, futbollistët e tjerë dhe stafi teknik e drejtues të Federatës vendosën të heqin dorë nga 50% e bonusit të siguruar nga kualifikimi për në Evropianin e futbollit që do të luhet vitin tjetër për të krijuar një fond mbështetjeje për futbollin amatorial, aktivitetet e të cilit u mbyllën para kohe për shkak të emergjencës coronavirus.

Mësohet se shuma e mbledhur prej 4.7 milionë Euro do të ndihmojë financiarisht futbollistet dhe trajnerët deri në fund të sezonit 2019/2020.

Sfidanti.al