Portugalia, Cristiano Ronaldo pa maskë, qortohet

Cristiano Ronaldo u detyrua të mos luajë në ndeshjen e Nations League mes Portugalisë dhe Kroacisë për shkak të një infeksioni në këmbën e djathtë të pësuar nga pickimi i një blete. Kështu që sulmuesi 35 vjecar e ndoqi ndeshjen nga tribuna duke mbështetur kombëtaren e tij, por pa respektuar rigorozisht protokollin e sigurisë; në fakt Ronaldo u qortua nga forcat e rendit pasi nuk e kishte vënë maskën në fytyrë në shkallët e Dragaos të Lisbonës.

Një punonjës i stafit të UEFA iu afrua sulmuesit të Juventusit për t’I kërkuar me mirësjellje të mbajë maskën, kërkesë që portugezi e zbatoi pa hezitimin më të vogël

Protokolli i UEFA është strikt për të gjithë; maska duhet mbajtur nga ata që hyjnë në tribunë edhe pse respektohet distancimi social për të evituar në minimum përhapjen e Covid 19. Ronaldo tregoi pak mungesë vëmendje që nuk i shpëtoi aspak UEFA

Sfidanti.al