Portierët më të kushtueshëm, Ederson lë pas Allison Becker

Në klasifikimin e përpiluar nga CIES Football Observatory, Ederson Moraes është portieri më I kushtueshëm në botë. Gardiani I Manchester City  ka një vlerë prej 86.8 milionë Euro duke lënë pas rivalin dhe bashkëkombasin e tij brazilian, Allison Becker të Liverpoolit me një vlerë prej 84.2 milionë Euro.

Dominimi i Premier League në këtë klasifikim të vecantë vijon me Kepa të Chelseat që plotëson podiumin me 60 milionë Euro, duke lënë pas 3 portierë të Ligës spanjolle dhe bëhet fjalë për Oblak të Atletico Madrid, Ter Stegen të Barcelonës dhe Courtois të Realit të Madridit të pozicionuar respektivisht në vendin e 4,5 dhe të 6

De Gea I Manchester United dhe Pickford, janë portierët e tjerë që aktivizohen në Premier League që janë në dhjetëshen e gardianëve me vlerën më të lartë, ndërkohë që Serie A përfaqësohet nga Pau Lopez I Romës dhe Meret respektivisht me 37.9 dhe 35.7 milionë Euro duke lënë jashtë Top 10,portierin e Milanit, Donnarumma në vendin e 11 me 35.2 milionë Euro.

Sfidanti.al