Port Vejl, Pope vijon ngacmimet: Gabova, nëse më markon Stons, shënoj 50 gola

‘Sapo pashë përmbledhjen e ndeshjes. E di që jam një lojtar I League 2. E di që ai luan për kombëtaren angleze dhe paguhet 150 mijë Paund në javë, e di që është 1 milion herë më I fortë se unë, por do të doja të luaja kundër Xhon Stons cdo fundjavë. Do të shënoja 40 gola në sezon-kështu shkruante Tom Pop në një postim në Twitter verën e kaluar me rastin e një ndeshjeje në futbollin anglez

Dita erdhi dhe ishte e shtuna  kur u luajt sfida mes Mancester Siti-Port vejl me të gjithë Anglinë që e kishte përqendruar vëmendjen te dueli Stones-Pop me këtë të fundit që shënoi golin e vetëm të Port Vejl që në fakt e humbi ndeshjen 4-1 ndaj Citizens.

Megjithatë kjo nuk e pengoi Pop që të rrisë dozën e ironisë kundrejt Stons

‘Më falni që nuk u përgjigjem dot të gjithëve, kjo histori po bëhet një cmenduri-shkruante në postimin e radhës në Twitter, Pop-doja vetëm të thoja se gabova kur thashë 40 gola në sezon, unë do të thoja më shumë, 50! Kalofshi një fundjavë të këndshme’,

Në fund, Mancester Siti kaloi në raundin e ardhshëm të FA Cup, por sfida Pop-Stons përfundon 1-0 për sulmuesin e Port Vejl.

Sfidanti.al