Politika do ‘Brexit’, ndërsa futbolli anglez ‘pushton’ Evropën

Ndërsa politika në Britaninë e Madhe po kërkon me ngulm daljen nga Evropa, futbolli ka pushtuar arenën kontinentale pasi ka 4 skuadra në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve dhe Europa League. Liverpul, Totenham, Arsenal e Celsi kanë mundësitë e tyre të arta për të arritur në 2 finale, dicka që nuk ndodhte prej 35 vitesh
Merita për këtë është futbolli spektakolar që ofron cdo javë futbolli anglez ku më shumë mendohet për sulmin sesa për mbrojtjen. prova më e mirë për këtë është fitorja 4-3 e mancester Sitit ndaj Totenhemit që në fund nuk i shërbeu Citizens. merita është edhe investimeve të shumta dhe përfitimeve të skuadrave nga të drejtat televizive.

Pas shumë vitesh të vështirë me Barcelonën e Realin e Madridit dominues në arenën evropiane, është radha që rolin e të fortit ta marrin përsëri klubet angleze. Liverpuli do të bëjë një tjetër tentativë për të fituar në Ligën e Kampioneve pas finales së humbur sezonin e kaluar ndaj Realit të Madridit. Por fillimisht ‘The Reds’ duhet që të kalojnë gjysmëfinalen ku përballë do të kenë një skuadër spanjolle dhe këtë radhë është Barcelona. Në anën tjetër është Totenhemi që pa Herri Kejn do të duhet të përballet me ‘fëmijët e tmerrshëm’ të Ajaksit. Në Angli shpresohet shumë që finalja e Ligës së Kampioneve të jetë një euroderbi sic ndodhi 11 vjet më parë në Moskë me Mancester Junajtid-Celsi.

E njëjta histori është edhe në Europa League ku gjejmë Celsin dhe Arsenalin. Dhe te Blutë ka mbetur italiani i fundit në evropë, Mauricio Sarri që e përkufizoi veten si Mr.Evropa.’Kam fituar 18 nga 22 ndeshje në Europa Leage-deklaroi trajneri. Nëse Celsi fiton edhe 3 sfidat e radhës, Sarri do të sigurojë trofeun e tij të parë në karrierë.
Ciklin e mbyll Arsenali që eliminoi Napolin dhe tani do të përballet me Valencia. Me pak fjalë ‘Football’s coming home'(futbolli po kthehet në shtëpi), po kupat a do të bëjnë të njëjtin itinerar?

sfidanti.al