Polemika në rrjete sociale; Ronaldo bllokon ‘Transfermarkt’ në Instagram për vlerën e ulët në merkato

Kohët e fundit Transfermarkt, portali I specializuar në vlerësimin ekonomik të botës së futbollit, përpiloi klasifikimin e futbollistëve më të kushtueshëm në bazë të moshës. Cristiano Ronaldo rezultoi se ishte 35 vjecari më I kushtueshëm me 75 milionë Euro, por për luzitanin kjo shifër ishte e ulët dhe për këtë arsye, Cristiano Ronaldo e bllokoi profilin e Transfermarkt në Instagram

Historinë e tregoi vetë Transfermarkt në një koment në një postim të tij me formacionin e futbollistëve që kanë si agjent Jorge Mendes, ‘Nuk mund t’I bëjmë ‘tag’ Ronaldos sepse na ka bërë bllok pasi pa vlerën e tij në merkato-shkruhej në komentin e Transfermarkt.

Dhe le të bëjmë një krahasim , sipas ëebsite të Serisë A, ka 5 futbollistë që vlejnë më shumë se Ronaldo; Dybala (90 milionë), Eriksen e Lukaku (85 milionë), Milinkovic-Savic e Lautaro Martinez (80 milionë).

Sfidanti.al