Pogba, venitet ëndrra Real Madrid; ‘i burgosur’ te Mancester Junajtid

Skenari për Pol Pogba përsëritet pas një viti dhe nuk është aspak një skenar i bukur. Mesfushori francez ka mbetur ‘i burgosuri’ i Mancester Junajtid kjo sepse Djajtë e Kuq nuk mundën dot të bëjnë asnjë blerje tjetër në repartin e mesfushës në ditën e fundit të merkatos së Premier League për të zëvendësuar kampionin e botës.

Kjo do të thotë se 26 vjecari tani do të jetë i detyuar t’i thotë lamtumirë ëndrrës së tij për të kaluar te Reali i Madridit. Në fakt bisedimet me Los Blancos kanë qenë prej kohësh në qendër të zërave të merkatos së transferimeve dhe në orët e fundit u fol se transferimi i Pogba te skuadra merenges ishte fakt i kryer.

Por Mancester Junajtid rezistoi dhe nuk bëri asnjë lëshim duke refuzuar edhe ofertën e fundit të Florentino Perez, 30 milionë Euro dhe kartonin e Hames Rodriguez, pasi e konsideronte atë shumë të ulët në krahasim me pretendimet e tij prej 160 milionë Eurosh.

E megjithatë, Djajtë e Kuq i bënë përpjekjet për të pasuruar zonën nevralgjike të fushës dhe ishin shumë pranë një akordi me Eriksen, por bisedimet dështuan pasi danezi është në pritje të një telefonate nga Reali ose Atletiko Madrid. Nuk pati asnjë manovër të fundit as për Bruno Fernandesh, kështu që klubi anglez u detyrua që të mbajë në radhët e tij Pol Pogbanë.

sfidanti.al