‘Pogba out’; mbishkrim kundër francezit në qendrën stërvitore

Pol Pogba vazhdon të jetë në syrin e ciklonit në Angli. Pas gabimeve ndaj Ulvërhemptonit dhe Kristal Palas që shkaktuan edhe fyerje raciste ndj tij që u dënuan nga Mancester Junajtid, tifozët bënë një protestë tjetër kundër francezit. Në një tabelë të vendosur pranë qendrës stërvitore të Mancester Junajtid në Kerrington është shfaqur shprehja ‘Pogba Out'(Pogba Ik) që ka bërë që të rihapen skenaret për largimin e tij nga Djajtë e Kuq.

Tabela që u rekomandon tifozëve të mos afrohen pranë kangjellave të fushes për selfie apo autografë të lojtarëve për motive siguria u mbulua nga shënimi me bojë të kuqe të bërë me bombolë spraj dhe që ishte pikërisht për mesfushorin francez.

Gjatë javëve të kaluara Pogba shprehu disa herë dëshirën për t’u larguar nga Mancester Junajtid dhe për të u fol për një rikthim të mundshëm te Juventusi ose kalimin te Reali i Madridit me kërkesë të Zidane. Opsioni Juventus tashmë shumë larg kjo edhe për faktin se Zonja e Vjetër tani është fokusuar më shumë te shitjet e lojtarëve sesa te blerjet. Ndërsa Los Blancos vazhdojnë të monitorojnë situatën e Pogbasë edhe pse bëhet fjalë për një operacion që e kalon kufirin e 100 milionë Eurove

sfidanti.al