Pogba-Juventus; dëmtimi dhe kërkesa e Mancester Junajtid

Pol Pogba dhe Juventus është një binom që po shfaqet në disa sesione të merkatos së transferimeve. Nuk bën përjashtim as sesioni aktual I merkatos, por ndryshimi qëndron në faktin se nëse në momentet e kaluara Mancester Junajtid ishte I bindur në mbajtjen e lojtarit, këtë radhë gjërat duket se kanë ndryshuar me Djajtë e Kuq që duket se tani kërkojnë 150 milionë Paund për kartonin e francezit. Por e gjithë kjo është me idenë që negociatat të bëhen në verë

Ishte tabloidi britanik Mirror që zbuloi se Djajtë e Kuq vendosën të vinin një cmim për kartonin e Pogbasë me klubin anglez që tani është të paktën gati të flasë për largimin nga Old Trafford të një futbollisti për të cilin 3 vjet më parë paguan 90 milionë Paund. Rikthimi I francezit në Mancester nuk trezultoi shumë I suksesshëm pior Junajtid nuk ka dashur kurrë të mendojë për të lejuar largimin e tij pavarësisht këmbënguljes së futbollistit.

Por tani  dicka ka ndryshuar edhe pse shifra e kërkuar prej  150 milionë Paund sigurisht nuk do të ndikojë në përshpejtimin e tratativave. Dy klubet më të interesuara Juventus e Reali të cilave duket se iu bashkohet edhe Paris Sën Zhermeni, do të mund të bëjnë një tjetër ofensivë për Pogbanë duke parë monitoruar edhe situatën e futbollistit I cili ka pësuar një dëmtim në kavilje, por që për median britanike më shumë se një problem fizik është një strategji për të përshpejtuar divorcing e futbollistit nga Mancester Junajtid

Sfidanti.al