Poçetino s’mbahet : Ky nuk është suksesi më i madh në karrierën time!

Totenhemi, për herë të parë në historinë e vet, arriti të siguroi një vend në gjysmënfinale të Ligës së Kampioneve, një arritje kjo që në kushte normale duhet të përbënte suksesin më të madh në karrierën e trajnerit Maurisio Poçetino, në adresë të të cilit deri tani ka pasur jo pak provokacione dhe ironi, sepse ai nuk ka fituar asnjë trofe.
Ky trajner argjentinas, në fakt, u gëzua shumë për kualifikimin historik të ekipit të tij në gjsymëfinale mbas asaj ndeshjeje “të çmendur” në “Etihad”, por, sidoqoftë, befasi të madhe ngjalli deklarata e Poçetinos mbas ndeshjes në zonën miks të stadiumit se ky nuk është gëzimi më i madh në karrierën e tij.
“Gëzimin më të madh, pra suksesin më të madh, unë e kam ndjer në Almeria, kur unë bashkë me Espanjolin që drejtoja shpëtuam nga rënia nga kategoria. Kjo mbrëmje është e bukur, por ajo atëkohë ishte edhe më e bukur”, deklaroi Poçetino.
Sfidanti.al