Po kërkoni një sulmues te ri? Suarezi i vë kusht Barcelonës!

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, kërkoi kontratë të re nga krerët e klubit katalonjas, shkruan gazeta e mirinformuar “Mundo Deportivo”.
Suarezi ka ardhur te Barcelona në qershor 2014 dhe doli se blerja e tij ishte një lëvizje e shkëlqyer e kryesisë së klubit katalonjas, pasi ky sulmues uruguaian me golat e tij i entuziazmoi tifozët, kurse me Lionel Mesin krijoi një tandem “vrastar”
Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se Barcelona po kërkon një sulmuesi të ri të klasit botëror që do të mund ta zëvendësojë Suarezin që së shpejti do të mbushë 32 vjeç. Duket se lajme të tilla nuk i kanë pëlqyer Suarezit që vendosi të bisedojë dhe madje t’u vejë edhe kushte njerëzve kryesorë të Barcelonës.
“Mundo Deportivo” shkruan se Suarezi ka kërkuar nga Barcelona një kontratë të re që do t’i garantojë atij qëndrimin në klub edhe mbas vitit 2021, kur do të mbarojë kontrata e tanishme.
Sfidanti.al