Plani i ri i Romës; Sarri, në vend të Di Franceskos?

Roma duket se ka filluar të planifikojë të ardhmen e saj dhe Euzebio Di Francesko duket se nuk do të jetë në të. Sipas të përditshmes ‘La Repubblica’, drejtuesit e klubit roman kanë hedhur sytë nga Mauricio Sarri për rolin e trajnerit të skuadrës për të zëvendësuar Di Franceskon. Mësohet se Franko baldini ka hyrë tashmë në kontakte me trajnerin e Celsit duke zhvilluar bisedimet e para me të në kryeqytetin anglez.

Në ditët në vazhdim tratativat mund të bëhen më intensive pasi edhe Drejtori Sportiv Monci mund të largohet nga Roma duke qenë se ai është një mbështetës i Di Franceskos. Për Moncin mendohet një e ardhme te Arsenali me Topcinjtë që kanë shfaqur prej kohësh interesin për të, ndërkohë që flitet edhe për një rikthim të tij te skuadra e Sevijës

Për Romën kjo është hera e dytë që shfaq interesin për Mauricio Sarrin. Verdhekuqtë e kërkuan italianin edhe në vitin 2015, por kjo ide e skuadrës romane mund të bëhet realitet vetëm gjatë këtij viti.

sfidanti,al