Plani I Premier League; rinisje në 1 qershor, në 8 gusht fillon sezoni I ri

Rikthim në fushën e lojës në 1 qershor, mbyllja e sezonit 2019/20 në korrik dhe në 8 gusht nisja e sezonit të ri për të evituar padinë për mosrespektim të kontratave televizive. Kjo është hipoteza me të cilën po punojnë drejtuesit e Premier League Angleze dhe që zbulohet nga e përditshmja britanike ‘The Telegraph’; që do të thotë, 6 javë për të të kompletuar sezonin aktual në mesin e muajit korrik dhe pas 3 javësh nisja e sezonit pasardhës.

Ndeshjet mendohet të luhen me dyer të mbyllura me skuadra emergjence nëpër stadium sigurisht pasi  të arrihet një akord me qeverinë britanike. Premier League është pezulluar në 13 mars dhe do të qëndrojë e mbyllur deri në 30 prill, duke shtyrë afatin e mëparshëm që ishte vënë për këtë, në 4 prill

Sfidanti.al