Pjanic refuzon PSG; do vetëm Barcelonën

Miralem Pjanic do të shkojë te Barcelona dhe vetëm te Barcelona; kjo është ajo që lexohet te e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’  në një artikull që padyshim është shkruar me nota të qarta blaugrana, por që janë pranë ideve reale të futbollistit që do të lërë Juventusin vetëm për të luajtur e fituar me Lionel Messin

Sigurisht, bisedimet mes klubeve nuk janë drejt mbylljes, por vullneti i boshnjakut do të jetë një faktor kyc në arritjen e marrëveshjes. Orët e fundit në lojë kishte hyrë edhe Leonardo e Paris Saint Germain, por Pjanic ia mbylli dyert brazilianit dhe klubit transalpine. Në Francë, Pjanic konsiderohet lojtari ideal për të vënë në lëvizje mesfushën, por prej tij ka marrë refuzime me lojtarin që nuk e bën këtë lëvizje një cështje ekonomike. E njëjta histori edhe me Chelsea e Manchester United.

Mesfushori boshnjak beson se Barcelona përshtatet më shumë me mënyrën e tij të lojës  dhe idesë sesi duhet fituar. Ndërsa te kampionët e Spanjës besojnë se nje lojtar me profilin e Pjanic që është në mature të plotë mund të ndihmojë të rinjtë si Trincao dhe Pedri që do t’i bashkohen skuadrës në korrik

Në këtë pikë, mbetet të rakordohen llogaritë për të kuptuar se cilët futbollistë do të hyjnë në negociata për shkëmbin dhe sa do të jetë shifra në para cash që do të paguhen për Juventusin apo Barcelonën.

Sfidanti.al