Pirlo dhe Del Piero zbulojnë frikën që solli humbjen e Juventusit

Atletiko e Madridit i “organizoi” Juventusit kampion të Italisë një mbrëmje, të cilën juventinët do të duan ta harrojnë, por, duke e venë atë në në pozitë të vështirë për ndeshjen e kthimit, pasi rezultati 2-0 në “Vanda” i bën më të sigurt atletikasit. Ndeshjen në fjalë e komentuan edhe ish-futbollistët legjendarë të Juves Andrea Pirlo dhe Alesandro De Piero në “Skajin” italian. Më i ashpër në gjuhë ishte Pirlo që vuri në dukje:
“M’u krijua përshtypja se Juventusi kishte frikë nga atmofera e krijuar në fushën kundërshtare? Një ekip që ka frikë nga tifozët kundërshtarë dhe atmosfera që ata krijojnë, qoftë ajo si ferr, nuk mund të shpresojë se do të mund ta fitojë Ligën e Kampioneve. U duk sikur Atletiko kishte ardhur për të fituar, kurse Juventusi vetëm për të luajtur futboll”
Del Piero, nga ana e tij, deklaroi:
“Juventusit do t’i duhet të bëjë shumë më tepër sesa në pamë në ndeshjen e parë. Për Alegrin ka shumë pyetje. Sipas meje, topi duhet të lëvizë më shumë dhe ne duhet t’i fillojmë sulmet nga më mbrapa. Simeone i kishte vendosur shumë mirë lojtarët e vet. Atletiko luajti shkëlqyeshëm”.