Piontek vendos cmimin: Do ndërroj skuadër kur të vlej 70 milionë Euro

Milan është në krizë goli dhe në këtë pikë spikat edhe sezoni zhgënjyes deri tani I Kristof Piontek I cili është përfshirë në zërat e merkatos për një kalim të mundshëm te Xhenoa në firmë huazimi. Por sulmuesi polak  duket se të tjera ide. ‘Në futboll duhet të kesh gjithnjë objektiva të rinj-tha Piontek në një intervistë për TVP Sport-Milani pagoi për mua 38 milionë Euro por unë dua të bëj gjithcka që të vlej 60-70 milionë Euro herën tjetër që do të ndërroj klub’.

Piontek foli edhe për mënyrën sesi e trajtuan tifozët në momentin që ai u transferua te kuqezinjtë.

‘Mbeta I habitur nga impakti me tifozët-vijoi Piontek-zbrita në fushë në San Siro përpara ndeshjes me Napolin, kisha kufjet në vesh e megjithatë dëgjoja mjaft mirë që në stadium këndohej emri im dhe duartrokitjet. Më trajtuan sikur të isha pjesë e Milanit prej vitesh, por sapo kisha shkuar atje’

Piontek analizon edhe momentin e vështirë të skuadrës.

‘Si ekip nisëm gjithcka duke mos krijuar mundësi, sulmuesit e vuajnë këtë-tha Piontek-tani po përmirësohemi, është vetëm cështje kohe që unë të kthehem të shënoj sërish. Por askush nuk e ka vënë veten në vendin tim, një ditë je Papa I futbollit dhe më pas je kot’.

Sfidanti.al