Pikepyetjet e Premier League: Nuk e dimë kur do të rifillojë

Premier League në këtë moment nuk e di as kur dhe as si do të rifillojë kampionati pas pauzës së imponuar nga emergjenca coronavirus. Ishte vetë Liga Britanike që e komunikoi këtë ditën e mërkurë nëpërmjet një letre të hapur drejtuar tifozëve të futbollit anglez.

‘Të gjithë jemi të vendosur për rifillimin e aktivitetit, por vetëm kur të jemi të sigurt se mund ta bëjmë këtë-lexohet në mesazhin e Premier League. Ndërkaq, klubet  po studiojnë një strategji të përbashkët për reduktimin e pagave të futbollistëve, një cështje për të cilën vendimi përfundimtar pritet të merret në fund të javës.

Ndërkaq, kryetari I Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan u bëri një apel futbollistëve të klubeve londineze që të respektojnë vendimet e klubeve respektive për vetëreduktimin e pagave.

‘Do të ishte një gjest që do të vlerësohej në maksimum nga të githë tifozët që aktualisht ndodhen në vështirësi të mëdha-deklaroi kryebashkiaku I Londrës, Khan

Sfidanti.al