Përshëndetja ushtarake në Francë-Turqi; UEFA hap hetimet

Futbollistët turq e bënë sërish përshëndetjen ushtarake si në sfidën me kombëtaren shqiptare. Këtë radhë këtë gjest ata e bënë në ndeshjen me Francën në Paris gjë që solli edhe reagimin e qeverisë franceze që nëpërmjet Ministres së Sporteve Roksana Maracineanu I kërkoi UEFA që të ndërmarrë sanksione ekzemplare ndaj përfaqësueses turke.

UEFA nga ana e saj deklaroi se dëshiron të analizojë me detaje festimin e futbollistëve të kombëtares turke dhe në fakt qeveria e futbollit evropian do të hapë hetimet e saj duke qenë se bëhet fjalë për një episod që është përsëritur në harkun e vetëm pak ditëve.

Sfidanti.al