Përsëri Guardiola; Juventus do të bëjë tjetër tentativë për të

Kriza e parë sezonale e Juventusit ka tronditur menjëherë pozitat e Maurizio Sarrit në pankinë. Në rrjetet sociale shumë tifozë të skuadrës bardhezi kërkojnë rikthimin e Massimiliano Allegrit, ndërsa media angleze rinis telenovelën Guardiola.

Gjithnjë sipas asaj që publikohet në median britanike, Zonja e Vjetër, që e kërkoi trajnerin katalanas edhe verën e kaluar, do të bëjë një tjetër tentativë për ta bindur atë që të lërë Manchester City dhe të transferohet në Serie A. Mesohet se për t’ia arrijë qëllimit, drejtuesit e Juventusit janë gati të firmosin një cek të bardhë për të që do të thotë se do të pranojnë cdo kërkesë të trajnerit 49 vjecar si ato ekonomike(paga e tij është rreth 20 milionë Euro në sezon) ashtu edhe ato teknike me Van Dijk si objektiv kryesor në merkaton e transferimeve

Sfidanti.al