Përsëri Atletiko-Barcelona në Superkupë, tani në futbollin e femrave

Atletiko Madrid dhe Barcelona do të ndeshen sërish në  gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, por këtë radhë në futbollin e femrave. Ky është verdikti I shortit të hedhur në Salamanca ku do të zhvillohet edhe Final Four I këtij turneu dhe ku cifti tjetër gjysmëfinalist është ai Levante-Real Sociedad.

Ajo mes Atletikos dhe Barcelonës është në të vërtetë një finale e parakohshme e Superkupës së Spanjës me dy skuadrat që po dominojnë kampionatin spanjoll në futbollin e femrave me skuadrën katalanase që në fakt është e shkëputur me 7 pikë nga ajo madrilène. Atletiko Madrid dhe Barcelona do të luajnë sfidën mes tyre në 6 shkurt, ndërsa një ditë më parë do të luhet Levante-Real Sociedad. Finalja do të luhet në 9 shkurt në El  Helmantico.

Edhe në futbollin e femrave, ashtu sikurse edhe në atë të meshkujve, Superkupa e Spanjës organizohet në formatin ‘Final Four’. Në Arabinë Saudite, skuadra e meshkujve me Messin në krye humbi ndaj Los Colchoneros 2-3, një humbje që solli edhe shkarkimin e Valverdes dhe tani duket se femrat do të kërkojnë që përvecse të vijojnë diktatin e tyre në futbollin spanjoll, në një farë mënyrë të marrin edhe hakun për kolegët e tij meshkuj. Grizman edhe pse shënoi ndaj ish skuadrës së tij nuk arriti dot të fitojë,  pritet për të parë nëse me Xheni Hermoson do të  ndodhë e kundërta.

Sfidanti.al