Përse Uejni Runi zgodhi bluzën me nr. “32” te Derbi Kaunti?

Futbollisti legjendar anglez, Uejn Runi, në janar do të bëhet pjesëtar i ri i Derbi Kauntit, me të cilin ai nënshkroi kontratë ditët e fundit.

Interesante është se Runi në këtë klub do ta mbajë të veshur bluzën me nr. “32” dhe arsyeja është fare e thjeshtë. Sponsor i Derbit është kompania e basteve “32red”, ndërkohë që pikërisht kjo kompani do t’i sigurojë Runit pagën që do të jetë 92 000 sterlina në javë.

Por, sidoqoftë, lidhur me sa më sipër nuk është shumë e kënaqur bashkëshortja e Runit që dihet se shpenzon para të mëdha në kazino.

“Unë u gëzova shumë që ne u kthyem në Angli, por kjo puna e kësaj kompanie bastesh më bën të dyshoj se mos Uejni i kthehet zakonit të vjetër – lojës në kazino”, pretendohet se ka thënë e shoqja e Runit. Thuhet se Runi më 2017 në një kazino në Mançester ka humbur një milion sterlina brenda një nate!

Sfidanti.al