Përse Guardiola e do Daniele De Rosin te Siti

Mançester Siti, kampion i Anglisë, është gati t’i ofrojë kontratë legjendës së Romës, Daniele De Rosi, por jo si futbollist, por në stafin e trajnerëve ndihmës të Pep Guardiolës.

De Rosi ka luajtur më shumë se 600 ndeshje me Romën në karrierën e tij të gjatë, por u detyrua të largohet nga klubiu roman si lojtar i lirë, ndërkohë që ai ende nuk ka vendosur, nëse ta mbyllë ose jo karrierën si lojtar në fushë.

“Calciomercato” shkruan se Guardiola ka hyrë tanimë në kontakt me futbollistin 36-vjeçar italian me përvojë të madhe që ta marrë atë në stafin e tij.

Sfidanti.al