Pep Guardiola e pranon: Premier League mbaroi, Liverpooli e meriton

Trajneri I Manchester City, Pep Guardiola pranon sërish se skuadra e tij është tashmë e dorëzuar për cështjen e titullit kampion në Angli dhe këtë e deklaroi në një konferencë për shtyp

‘Premier League ka përfunduar dhe Liverpooli e meriton-tha Guardiola-pas kaq shumë ndeshjesh, nëse është krijuar kjo diferencë është për faktin se kjo skuadër e meriton. Do të më pëlqente të isha më pranë Liverpoolit në renditja, por tani duhet të mbyllim kampionatin në vendin e dytë dhe me ritmin më të mirë të mundshëm edhe pse na mbeten FA Cup dhe Liga e Kampioneve’.

Guardiola vuri në dukje edhe rëndësinë që ka fitimi I titujve në klub.

‘Në të gjitha klubet e mëdha ku kam qenë, kur fiton një trofe, bën dush dhe mendon për atë pasardhës-vijoi Guardiola-të fitosh Kupën e Ligës 3 herë ishte dicka shumë e bukur, por kemi një tjetër ndeshje, në një tjetër kompeticion. FA Cup është shumë e rëndësishme për anglezët dhe duhet të përqëndrohemi  te ajo. Titulli më I rëndësishëm I Manchester City ishte ai I Premier League me Mancinin sepse ndryshoi mentalitetin e klubit, ishte më I vështirë. Ne që erdhëm më pas, vijuam në këtë rrugë’

Sfidanti.al