Payet një recetë për fëmijët: Mos e thoni emrin Ronaldo!

Dimitri Paje ka thënë se fëmijët e tij e kanë të ndaluar të përmendin emrin e Kristiano Ronaldos.

Mesfushori i Francës, Dimitri Paje ka treguar se si fëmijët e tij i duan dy lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin.

Por, ai ka thënë që pas finales së Euro 2016 ku Ronaldo me Portugalinë mposhti Francën në finale, ata e kanë të ndaluar emrin e portugezit.

“Fëmijët e mi e duan Ronaldon dhe Mesin, por që nga finalja e Euro 2016, ata e kanë të ndaluar të përmendin emrin e Ronaldos”, tha Paje duke qeshur.