Pasioni për Drezdenin; luhet me dyer të mbyllura, por tifozët blejnë 72 mijë bileta

Ky është shpirti i Krishtlindjes. Të martën, në ndeshjen e 1/16 të finaleve të Kupës së Gjemanisë, Dinamo e Drezdenit, aktualisht në divizionin e tretë në futbollin gjerman, priti skuadrën e Darmstadt nga Bundesliga 2. Për këtë ndeshje u shitën 72112 bileta, në një stadium që ka një kapacitet pak më shumë se 30 mijë  vende.

Dhe e gjithë kjo si një ‘sfidë’ për coronavorusin. Po normat e sigurisë? U respektuan. Në fakt stadiumi ishte bosh, ndeshja u zhvillua me dyer të mbyllura, por duke parë shifrat në të gjithë historinë e Dinamos së Drezdenit, vetëm në 2 raste janë shitur më shumë bileta. Por cfarë ka ndodhur në Drezden?

Në futboll, kriza ekonomike e krijuar nga pandemia ka vendosur më shumë në vështirësi, klubet e kategorive inferior. Për këto klube të ardhurat nga shitjet e biletave janë jetike. Kur ka kaluar 1 vit që nga fillimi i mbylljes së stadiumeve, mungesa e të ardhurave nga ky aspekt kanë filluar të ndihen. Dinamo e Drezdenin vendosi të nxjerrë në shitje biletat e sfidës së radhës edhe pse ndeshja u luajt me dyer të mbyllura. Një gjest simbolik, solidariteti që në këtë periudhë Krishtlindje ka pasur shumë sukses.

Me 72112 biletat e shitura(5 Euro  secila), klubi mundi të arkëtojë 360 560 Euro. ‘Ka njerëz që investuan kohë dhe para për të treguar se janë pranë nesh në këtë moment-tha trajneri i Dinamos së Drezdenit, Markus Kauczinski-bëhet fjalë për cdicka vërtet, vërtet speciale’.

Sfidanti.al