Pas Robben, edhe Sneijder do të rikthehet në futboll?

Wesley Sneijder mund të imitojë Arjen Robben dhe t’i kthehet futbollit të luajtur. Utrechti i ka bërë një ofertë futbollistit holandez që deklaroi tërheqjen nga futbolli i luajtur përpara 1 viti me Sneijder që i është përgjigjur se po e mendon këtë opsion.

‘Kemi folur për kthimin e mundshëm të Sneijder, tani gjithcka varet prej tij. Tani ka kohë për të vendosur nëse i pëlqen kjo ide, por një Sneijder në formë të mirë do të ishte dicka interesante-tha Drejtori Teknik I Utrechtit, Jordy Zuidam për televizionin NOS.

Këto deklarata bëhen një ditë pasi futbollisti mori në dorëzim një fanelë të Utrechtit nga një grup tifozësh i kësaj skuadre.

‘Kam folur me Jordy Zuidam për këtë cështje dhe do të mendohem-tha edhe vetë Sneijder përpara grupit te tifozëve që mbaninn në duar një pankartë ku i kërkonin të firmoste me Utrechtin për një vit.

Wesley Sneijder nuk ka luajtur kurrë me skuadrën e Utrechtit në Eredivisie, por ka sigururuar një vend në tribunën e stadiumit të ekipit dhe ka raporte të mira me drejtuesit e klubit.

Sfidanti.al