Paris Saint German konfirmon: Emery do të qëndrojë tek ne

Unai Emery nuk largohet nga Paris Saint Germain. Janë vetë drejtuesit e klubit parizien që kanë konfirmuar qëndrimin e tij pavarësisht dështimit në objektivin për të fituar titullin kampion në Francë. Lajmi i konfirmimit të qëndrimit të Emery u dha nga Nasser Al-Khelaifi menjëherë pas përfundimit të finales së Kupës së Francës mes PSG dhe Angers e fituar pikërisht nga skuadra e Emery. ‘Emery do të jetë ende me ne-ishte deklarata e Al-Khelaifit-sigiurisht ka ende gjëra që duhen ndryshuar, por për këtë do të flasim në momentin e duhur’.

Sfidanti.al