Paralajmerimi i Klop: Kur luajmë nën presion, nuk e kemi të lehtë

Liverpuli që në ndeshjen e fundit barazoi 0-0 me Mançester Junajtidin në “Old Trafford”, dhe Mançester Siti po zhvillojnë një betejë të ashpër për titullin e kampionit të Premier Lligës, ndërkohë që “të kuqtë” tani janë vetëm një pikë para “djajve të kuq”. Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, thotë se presioni ndaj ekipit të tij është i madh, kështu që ai nuk e ka aspak të lehtë.
“Sigurist që ne ndodhemi nën presion. Sidoqoftë, unë mendoj se ky presion ka edhe të mirën e tij, sepse ai i mbledh dhe i shtrëngon më shumë radhët e futbollistëvë tanë. Ne, në radhë të parë, duhet të luajmë me pasion, me zemër dhe shpirt. Të mërkurën, ne kemi shans për fitore, ndërkohë më pas vjen ndeshja derbi. E di qe kemi patur disa barazime në ndeshjet e fundit, por ne përsëri këtu jemi, në krye”, vuri në dukje Klopi.
Këtë të mërkurë, Liverpuli pret Uatfordin, kurse të dielën ka derbin me Evertonin në fushën e këtij të fundit.