Paraguaj, rëndohet pozicioni I Ronaldinhos; hetohet për një grua

Rëndohet pozicioni I ish futbollistit brazilian Ronaldinho, I arrestuar në Paraguay pasi hyri në vend me dokumenta false. Hetimet për të këtë javë hyjnë në një fazë të re me Prokurorinë vendase që duket se po përqendroher në atë që sipas saj mund të jetë një skemë e pastrimit të parave ku përfshihet edhe sipërmarrësja Dalia Lopez që e kishte ftuar ish futbollistin e Barcelonës dhe Milanit

Për këtë arsye, hetuesit do të nisin të hetojnë të gjitha filet dhe mesazhet në celularin e Ronaldinhos dhe vëllait të tij Roberto De Assis. Sipas prokurorit të cështjes Osmar Legal, po hetohet lidhja mes dy vëllezërsve dhe Dalia Lopez e cila organizoi vizitën e tyre dhe I takoi në aeroportin e Asuncion përpara se ata të viheshin në pranga

‘Pista jonë kryesore është që dokumentat false u përdorën për qëllime komerciale ose investime jo ligjore-tha Legal sipas të cilit është e nevojshme që Ronaldinho të mbetet në burg. Ish fituesi I Topit të Artë, u arrestua bashkë me vëllain e tij në 6 mars teksa hynë në Paraguaj me pasaportë false. Ndërkaq, një gjykatë I mohoi brazilianit pagesën e garancisë prej 1.6 milionë Eurosh për të kaluar në arrest shtëpie duke theksuar se ekziston rreziku që Ronaldinho e vëllai I tij të arratisen.

Sfidanti.al