Paga komplikon të ardhmen e Ronaldos te Juventus, Icardi në shënjestrën e bardhezinjve

Në këtë moment komplikohet qëndrimi i Cristiano Ronaldos te Juventus edhe për një sezon tjetër dhe shkaku është paga e tij. Ylli portugez përfiton nga kontrata me bardhezinjtë 31 milionë Euro në sezon, një kosto kjo e papërballueshme edhe për një klub me financa solide si Juventusi. Në këtë pikë drejtuesit e klubit bardhezi kanë filluar të shohin rretherrotull dhe duket se e kanë pikasur qendërsulmuesin e ri të skuadrës dhe bëhet fjalë për një njohje të vjetër si Mauro Icardi.

Përsa i përket Ronaldos ka shumë zëra që e shohin atë në Paris, ndërkohë që vetë pjesëtarët e Paris Saint Germainit flasin më shumë për Lionel Messin që nga momenti kur argjentinasi deklaroi dëshirën për t’u larguar nga Barcelona. Gjithsesi Ronaldo e ka gati edhe një alternativë tjetër në rast të largimit nga kampionët e Italisë, Inter Miami i David Beckham në Major League Soccer.

Sido që të jetë, tratativat Juventus-PSG për Icardin varen nga destinacioni i ardhshëm i Ronaldos. Drejtuesit e klubit torinez tentuan disa herë për të blerë kartonin e Icardid dhe kjo verë duket se është momenti ideal për të bërë një tentativë tjetër duke qenë se edhe parizienët nuk është se duan të mbajnë me cdo kusht sulmuesin argjentinas që së fundmi ka parë që t’I ngushtohen hapësirat në fushën e lojës

PSG e mori Icardin për 50 milionë Euro si dhe 8 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve. Zgjidhja për Juventusin për ta marrë atë është huazimi me të drejtë blerjeje në sezonin e ardhshëm ose në atë që do të vijë akoma më pas.

Sfidanti.al