Ozili mbetet një nga të rrallët: Refuzon edhe të shenjtët e PSG-së!

Mesut Ozili gjatë këtij sezon i po luan në një mënyrë që le shumë për të dëshiruar. Ai rrallë herë shfaqet në fushë, por edhe kur shfaqet, më shumë nuk duket. Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, është i zhgënjyer nga forma e tij dhe shpesh e lë atë që “të ngrohë” stolin e rezervave. Ka patur spekulime se ai mund të largohet për tek Interi, por problem për klubin italian është paga e tij e madhe që ai merr tek Arsenali.
Disa mediume shkruajnë se ai ka marrë një ofertë nga PSZH-ja për një huazim gjashtëmujnor, por, sikurse thuhet, Ozili e refuzoi atë, sepse oferta ishte kohëshkurtër. Në fakt, Ozili do të shkonte te PSZH-ja, por vetëm nëse ky klub francez do ta blinte kontratën e tij.
“Të shenjtët kanë një nevojë të madhe për një lojtar mesfushor të mirë mbas dëmtimit të Marko Veratit dhe pezullimit të Ardien Rabios që refuzon të nënshkruajë kontratë të re me PSZH-në, ndërkohë që ky klub francez kërkon edhe një zëvendësues të përkohshëm për Nejmarin që, për shkak të dëmtimit, do të qëndrojë jashtë fushës deri në mars.
Sfidanti.al